Këshilli Prokurorial i Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 167-të me radhë, të udhëhequr nga Kryesuesi Bahri Hyseni, në të cilën janë shqyrtuar dhe marrë vendime për pikat e parapara të rendit të ditës.
Një ndër çështjet më të rëndësishme ishte miratimi i themelimit të dy mekanizmave, të cilët janë përcaktuar në Strategjinë për krimet e luftës – Taskforcës për përpunimin e analizës së resurseve, të cilin do ta përbëjnë përfaqësues nga Këshilli, Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës, si dhe Trupit monitorues për monitorimin dhe vlerësimin e efikasitetit dhe efektivitetit të zbatimit të kësaj strategjie, të cilin do ta përbëjnë Kryesuesi i Këshillit, Kryeprokurori i Shtetit, një përfaqësues i Policisë së Kosovës, Ministrisë së Drejtësisë dhe Zyrës së BE-së në Kosovë.
Po ashtu, Këshilli ka marrë vendim për t’i propozuar Presidentit të vendit shkarkimin nga detyra të prokurorit Agron Matjani për shkak të mosrespektimit të rëndë të detyrave zyrtare, vendim ky, i cili ka ardhur pas zhvillimit të procedurave disiplinore nga komisioni përkatës.
Në vijim, Këshilli miratoi kërkesën e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit për suspendim nga detyra me pagesë të një prokuroreje, ngaqë dyshohet për shkelje të detyrës zyrtare, si dhe ka obliguar Komisionin përkatëse që t’i trajtojë këto shkelje.
Në këtë kontekst, Kryesuesi i Këshillit, Bahri Hyseni, ka thënë se secili vendim i këtij institucioni ka peshë të madhe. Andaj, Këshilli dhe Prokurori i Shtetit janë bartës të ngritjes dhe fuqizimit të transparencës, efikasitetit, llogaridhënies, integritetit dhe dinjitetit të sistemit prokurorial të Kosovës.
Gjithashtu, anëtarët e Këshillit miratuan edhe kërkesën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, për të cilën u mor vendim që të bëhet shpallja e brendshme për avancim të një prokurori nga Departamenti i Përgjithshëm në Departamentin për të Mitur, pas shkuarjes në pension të prokurorit Xhavit Osmani. /GazetaExpress/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend