Në vitin 2018, grup-profesionet më të paguara në Shqipëri ishin: Deputetët, nëpunësit e lartë të administratës shtetërore dhe drejtorët ekzekutivë; Specialistët me arsim të lartë (profesionistë) dhe Teknikët e specialistët në zbatim. Ndërsa grup-profesionet me pagë nën nivelin mesatar janë: Punonjës të kualifikuar të bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit; punëtorët e profesioneve elementare dhe zejtarët, artizanët e profesione të lidhura me to. Këto shifra janë publikuar dje nga Instituti i Statistikave, bazuar në vlerësimet e Anketës së Forcave të Punës.
Sipas INSTAT, gjatë vitit 2018, në forcën e punës ishin 1.404.000 persona. Të punësuar janë 1.230.000, ndërsa numri i të papunëve vlerësohet të jetë 173 mijë persona. Sektori i shërbimeve dhe sektori bujqësor kanë përqindjen më të lartë të të punësuarve me përkatësisht 42.9% dhe 37.4% të të punësuarve gjithsej. Në vitin 2018, rezulton se 44.5% e të punësuarve janë të punësuar me pagë, 34% janë të vetë-punësuar (punëdhënës ose të vetëpunësuar pa të punësuar të tjerë) dhe 21.6% janë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes.
Shkalla zyrtare e papunësisë, për popullsinë 15 vjeç e lart është 12.3% dhe shënon një ulje me 1.4 pikë përqindje krahasuar me vitin 2017. Kjo shkallë për të rinjtë e moshës 15-24 vjeç është 28.3%. Krahasuar me vitin pararendës, shkalla e papunësisë së të rinjve ka rënë me 3.6 pikë përqindje
Një analizë mbi baza rajonale, tregon që në vitin 2018, qarqet me shkallë punësimi më të lartë për popullsinë 15-64 vjeç janë: Elbasani (61.5%) dhe Korça (59.5%). Ndërsa qarku me shkallë punësimi më të ulët është qarku Lezhë (45.6%). Qarqet me shkallë papunësie më të lartë janë Qarku i Vlorës me 21.9% dhe ai i Lezhës me 19.2%.
Sa u përket pagave, në vitin 2018, paga mesatare mujore bruto në Shqipëri ishte 50.589 lekë. Paga mesatare mujore bruto është mbi nivelin mesatar për aktivitetet ekonomike si: Aktivitetet Financiare dhe të sigurimit; Administrata publike dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale. Ndërsa aktivitetet ekonomike me pagë poshtë nivelit mesatar janë: Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motorçikletave; transporti dhe magazinimi; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor; dhe Bujqësa, Silvikultura dhe Peshkimi. Hendeku gjinor në paga është 10.7%.
Gjatë vitit 2018, 26.6% e kontribuesve në kategorinë e të punësuave me pagë marrin një pagë mesatare mujore bruto deri në nivelin e pagës minimale zyrtare. Për vitin 2018, paga minimale zyrtare ishte 24.000 lekë në muaj.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...