“Shfaqja që shkon keq”, nga Jeton Neziraj dhe më regji të Blerta Neziraj, do të shfaqet para publikut gjilanas të enjten në Tetarin e Qytetit.
Kjo shfaqje do të filloj në ora 20:00, ndërsa është shfaqje mysafire nga Multi Media.
Me 12 shtator (e enjte) në Teatrin e Gjilanit vjen super shfaqja “Shfaqja që shkon keq”.
Komedia fantastike “Shfaqja që shkon keq” me tekst të Henry Shield, Jonathan Sayer dhe Henry Lewis dhe regji nga Ilir Bokshi rikthehet në Teatrin e Gjilanit të enjten me 12 shtator.
Në shfaqje luajnë aktorët e mirënjohur si: Kushtrim Qerimi, Ernest Zymberi, Alban Shahiqi, Safete Mustafa, Gani Rrahmani Avni Shkodra dhe Tringa A. Hasani.
Kjo komedi sjellë një trupë amatorësh dhe një përpjekje të tyre maksimale për të realizuar një shfaqje. Vrasje enigmatike, dyshime dhe mbi të gjitha DËSHTIME, janë ato që e përcjellin publikun gjatë gjithë kohës. Një gjë është e sigurt: Shfaqja duhet të shkojë deri në fund. Patjetër. Pa kusht.
Skenografia dhe kostumet janë realizuar nga Bekim Korça, muzika nga Art Lokaj ndërsa asistent regjie është Ali Demi.
Shyhrete Behluli mbushi sot plot 63 vjet
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...