Ai sot ka treguar se e ndien shumë mungesën e “detit serb” dhe ka premtuar se nuk do t’i reshtë përpjekjet për ta çliruar atë det.
“Nuk kam qenë në det tash e 24 vjet. Më mungon shumë deti serb. Po përpiqemi që sa më shpejt ta çlirojmë qoftë dhe një copë të atij deti”, citon “kurir”, të ketë thënë Sheshel.
Ai nuk ka treguar se ku gjendet ky ”det serb”, por ka përkujtuar një ngjarje para 24 vjetësh që atij i kishte ndodhur në Mal të Zi. Atëherë, sipas tij, kishte qenë në Kotor me një grup radikalësh prej 36 vetash , në mesin e të cilëve edhe Tomislav Nikoliq, ish – president i Serbisë i zëvendësuar nga Aleksandar Vuçiq. Ata atje kishin pasur ndër mend të zhvillonin disa mitingje por në këtë i kishte penguar pushteti i Malit të Zi.
Shesheli tregon se atëherë ishte marrë nga policë specialë dhe pas bisedave që kishte zhvilluar në Minisitrinë e Punëve të Brendshme, i ishte dashur të largohej nga Mali i Zi dhe të kthehej në Beograd.
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...