Shefin e Grupit Parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi i ndihmuar nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, fshihet prapa grevës në arsim.
Duke komentuar postimin e vet në Facebook, në të cilin tha se ofertën e qeverisë, të cilën e pranoi kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ishte e njëjta të cilën ministri Shyqri Bytyqi ia kishte prezantuar grevistëve në javën e parë të grevës.
“Fjalë ka pasur [nëse Thaçi është i përfshirë në grevë] por nuk kam mundur t’i nxjerr si zyrtare. Këta [SBASHK-u] sot treguan vetë që kjo grevë, së paku dy javë, ka qenë në funksion të urdhërdhënësit që besoj se ishte ndërhyrje e Thaçit dhe Veseli ka qenë i përfshirë në këtë çështje. Oferta e ministrit do të ishte pranuar para dy javësh dhe nuk do të kishim grevë pa nevojë”, ka thënë Sherifi që beson se këto greva janë presion ndaj Haradinajt dhe qeverisë së tij.
“Gjitha janë nga pak, janë në funksion të presionit ndaj Haradinajt, fuqizimit elektoral, hyrjes në hatër të mësimdhënësit kinse ‘ja, ishim ne që ngritëm pagat’”, ka shtuar shefi i GP të Nismës.
Sherifi ka thënë se nuk ka ndonjë dokument për pretendimet e tij pasi takimet me SBASHK-un ishin vetëm biseda tavoline.
“Në takim me ministrin nuk kanë pranuar të flasin, e konsideronin si ofendim. Nuk ka pasur shkresa, vetëm biseda në tavolinë me SBASHK-un”, ka sqaruar Sherifi.
“Derisa nuk bëhej publike marrëveshja unë heshta sepse besoja se ka mundur të ndryshohej marrëveshja më shumë. Kur e pash që nuk ka ndryshime reagova. Kjo grevë nuk paska qenë për pagat, por në agjendës partiake. U detyrova ta bëj publike atë që kemi biseduar”, ka shtuar ai.
I pyetur për mundësinë e heqjes së takës 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë, Sherifi ka thënë se partia e tij mbështet Haradinajn në qëndrimin e tij për taksën dhe se propozimet e mundshme për heqje të taksës në mbledhjet e qeverisë do të ishin mocion votëbesimi ndaj Haradinajt.
“Nisma e ka mbështet qeverinë në marrjen e këtij vendimi për taksën. Ajo mbështet qeverinë në mbajtjen e taksës. Secila nga partitë ka të drejtë të sjellë një vendim në qeveri. Taksa bie në momentin që hiqen shtyllat që e mbajnë. Kërkesa maksimale e qeverisë është njohja, por së paku duhet moratorium mbi të gjitha veprimet kundër Kosovës. Serbia duhet që me një letër të thotë se do t’i ndal luftën kundër Kosovës derisa të ketë dialog”, ka thënë Sherifi.
“Pa marrëveshje që të ketë konsensus, një votim në qeveri do të ishte barabartë me mocionin e mosbesimit. Në rend dite nuk mund të hyjnë gjërat pa miratim të përbashkët, sidomos pa miratim të kryeministrit”, ka thënë veç të tjerash ai.
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?