Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, Bilall Sherifi mendon se asnjë nga partitë politike nuk do t’i qëndroj mbrapa premtimeve se nuk do të bëjnë koalicion paszgjedhor me PDK-në, nëse kjo del subjekti i parë pas zgjedhjeve.
Në një intervistë për lajmi.net, Sherifi ka thënë se cilado parti që po e deklaron një gjë të tillë do t’i ndryshojë qëndrimet.
“Kisha pas dëshirë të sqaroj një çështje që si duket po e harrojnë partitë politike kur thonë se nuk do të bëjnë koalicion me këtë ose atë parti. Cilado parti që del e para në zgjedhje tanimë ka fuqinë kushtetuese që të bllokojë krijimin e institucioneve derisa njëra nga partitë nuk arrijnë marrëveshje me të për të krijuar qeverinë. Kushdo që t’i fitojë zgjedhjet të tjerat ose do ta bëjnë qeverinë me të ose do të bëhen pjesë e një bllokade siç ndodhi në vitin 2014 ose siç ndodhi në vitin 2017 derisa AKR iu bashkua koalicionit PAN.
Cilado parti që i fiton zgjedhjet do të gjej partnerë edhe pse do të ketë vonesa
Por të jeni të sigurt se njëra nga partitë që tani po thotë nuk shkojë me PDK-në do të shkojë dhe do të zgjedh koalicion me ta apo këdo tjetër. S’mund të shkosh në zgjedhje të jashtëzakonshme pa u krijuar institucionet.
Kushdo që i fiton zgjedhjet ne do të shkojmë për të biseduar me ta por askush nuk e ka ‘blanko’ mbështetjen e Nismës.
Nuk do bëhemi pjesë e bllokadës por e dhënies së ofertës dhe pjesë e bisedimeve për të krijuar institucionet qeverisëse.”
Çfarë nuk i pëlqeu Gjestit te Xheneta gjatë darkës?
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumon...
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...