Sekretar i Përgjithshëm i NISMA Socialdemokrate, Bilall Sherifi, njërit edhe Shef i Grupit Parlamentar të kësaj partie, i kërkon BE-së të qëndrojë neutrale për taksën.
“Vendosja e taksave për produktet e Serbisë dhe të Bosnjës e Hercegovinës shërbeu për të përdorur një mori formash të presionit ndaj Kosovës, duke na i kujtuar parimet themelore dhe vlerat mbi të cilat mbështetet BE-ja”, shprehet Sherifi, shkruan arbresh.info.
Sipas tij, të gjitha ankesat që janë bërë nga ana e Kosovës për mosrespektimin e marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel kanë gjetur një trajtim mospërfillës nga ana e Serbisë.
“Problemet të zgjidhen në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi”, thotë Sherifi është përgjigja për pothuajse të gjitha ato që i bënte Serbia duke shkelur shumicën e marrëveshjeve të arritura në Bruksel.
Ai shton se taksa e vendosur për produktet e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës është çështje që mund të zgjidhet vetëm në kuadër të pakos së përgjithshme të dialogut Kosovë-Serbi.
“Në kohën kur Kosova i plotësoi të gjitha kushtet për heqjen e regjimit të vizave ndaj qytetarëve të Kosovës, getoizimi i qytetarëve të Kosovës nuk është në frymë të bashkëpunimit rajonal dhe as në përputhje me parimin për qarkullimin e lirë të njerëzve, ideve dhe mallrave që qëndron në themelet e vlerave demokratike,” shprehet Sherifi.
Ai shton se do të kishte qenë mirë që Komisionari Johanes Hahn dhe të gjithë përfaqësuesit tjerë të BE-së që kanë ndjekur angazhimet e Kosovës në këtë proces, të angazhohen për të dëshmuar se edhe në rastin e Kosovës BE-ja funksionon në përputhje me parimet e veta.
“Deri tani realiteti dëshmon logjikën e dyfishtë dhe matjen me dy kute,” përfundon Sherifi./arbresh.info/
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...