Komuna e Gjakovës, Deçanit dhe Junikut, nuk i kanë përkrahur grevat e shërbyesve civilë në nivel vendi. Ata thonë se nuk i bashkohen grevave, të cilat i vlerësojnë si politike. Të tri këto komuna, janë të udhëhequra nga kryetarë nga radhët e AAK-së, që udhëheq me Qeverinë.
Kryetari i Sindikatës së Shërbyesve Civil në Gjakovë, Musa Gjergjaj, thotë se nuk janë të pajtimit që të ketë grevë, sepse sipas tij, greva nuk është zgjidhja më e mirë.
“Në Komunën e Gjakovës është gjendje pune. Ne kemi qenë në negociata me Qeverinë dhe na është konfirmuar se ka rritje prej 0.20 për koeficient, ashtu siç ka ndodhë edhe në arsim. Dhe nuk ka arsye për të mbajtur grevë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ai shtoi kërkesa e tyre ka qenë rritja e koeficientit, dhe kjo është bërë, e tanimë nuk ka arsye për grevë.
“Besoj nuk ka ndonjë arsye që të fillohet me grevë, apo të vazhdohet me grevë. Kërkesa jonë është aprovuar, ndërsa ne nuk do t’iu bashkangjitemi grevave politike që po ndodhin në Kosovë”, tha Gjergjaj.
Edhe qytetarët e Gjakovës janë kundër grevave që po ndodhin në Kosovë, ata thonë se pagat e punëtorëve janë të mira dhe s’ka arsye për grevë.
“Kushtet i kanë të mira, rrogat i kanë të mira, pse të mbahen greva?”, shprehet qytetari Gentian Arifaj.
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...