Kryetari i sindikatës së shërbyesve civilë, Mursel Zymberi, ka paralajmëruar se edhe nesër do të ketë grevë një orësh të shërbyesve civil ndërsa ka shtuar se ka reflektim të qeverisë që pritet t’u plotësojë kërkesat.
Shërbyesit civilë sot kanë mbajtur një grevë një orëshe dhe kanë pasur dy kërkesa: rritjen e koeficientit të pagës në Projektligjin për paga për 40 për qind të vlerës së koeficientit dhe njohjen e statusit të ish-shërbyesve civilë të larguar dhunshëm nga puna gjatë viteve të ’90-ta.
“Ne kemi pasur një reflektim të qeverisë për kërkesën tonë. Në momentin që qeveria pranon dy kërkesat tona [do ta ndalim grevën]. Pa një përgjigje të qeverisë ne nuk mund ta ndalim grevën. Bazuar në refleksionet [e qeverisë] shpresojmë të arrihet një marrëveshje. Greva do të vazhdojë edhe nesër, për të pritur për arritjen e marrëveshjes”, ka thënë Murseli në KTV.
Sipas tij, shërbimi civilë është lënë anash nga çdo qeveri. Duke marrë shembullin e ngritjes së pagave në arsim dhe në shëndetësi, Murseli ka thënë se shërbyesit civilë duhet të trajtohen barabartë me sektorët tjerë në Kosovë.
“Në arsim ka pasur ngritje 50 për qind, në mjekësi 40 për qind, ndërsa në shërbimin civil 30 për qind. E vetmja marrëveshje ka qenë ajo e shujtës në formë të pagës shtesë. Aty jemi pajtuar se të gjithë shërbyesit civilë kanë nevojë për ushqim, prandaj e patëm nda në mënyrë lineare, edhe tani kur ndahet buxheti i shtetit, ne themi se duhet të ndahet barabartë”, ka thënë Murseli.
Murseli ka theksuar se 22 mijë shërbyesit civilë kanë koeficient 1.15, të cilin e ka quajtur qesharak.
“Nëse do të ketë 40 për qind, ne nuk ndahemi nga ata. Edhe pse ne e kemi bazën më të ulët se sektorët tjerë. Këtu është në pyetje dinjiteti. Të gjithë duhet të trajtohen të barabartë”, ka thënë Murseli.
“Nëse futet greva totale në shërbimin civil, do të kemi paralizë të shtetit sepse shërbyesi civilë është punëtori kryesor i këtij shteti. Shërbyes civil ka në mjekësi, në arsim, në Kuvendin e Kosovës”, ka veç të tjerash ai.
Arrestohen dy persona duke kontrabanduar municion nga Serbia...
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...