Sindikata e Shërbimit Korrektues të Kosovës ka reaguar lidhur me projektligjin për pagat, duke thënë se nëse nuk janë të përfshirë ashtu siç iu kanë premtuar, atëherë janë të detyruar të veprojnë sipas ligjit sindikal dhe në forma tjera.
Sindikata nëpërmjet një reagimi thotë se Shërbimi Korrektues nuk është i kënaqur me trajtimin që iu bëhet me ligjin për pagat.
“Askush nga sindikata dhe nga Shërbimi Korrektues (Drejtoria Qendrore) nuk ka qenë i ftuar në konsultime lidhur me përcaktimin e koeficientit. Kërkojmë që edhe ne të jemi të përfshirë denjësisht sepse edhe ne jemi të përkushtuar në punën që e bëjmë. Andaj askush nga stafi që e përbën shërbimin korrektues, uniforma, stafi civil dhe stafi mbështetës, nuk janë të kënaqur me koeficientin e ligjit për paga – shtojca nr 1. Edhe pse jemi të parët si sindikatë që e kemi kundërshtuar ligjin për paga. Nëse nuk jemi të përfshirë ashtu siç na kanë premtuar, atëherë jemi të detyruar të veprojmë sipas ligjit sindikal, në format tjera”, thuhet në reagimin e sindikatës.
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...