Nisma Socialdemokrate ka shënuar pesë vjetorin e themelimit të saj. Për ta festuar këtë ditë të pranishëm ishin anëtarë të kryesisë së partisë, kryetarë të degëve, këshilltarë, aktivistë, simpatizantë e drejtues të partisë anë e kënd vendit.
Në fjalën e tij para të pranishmëve lideri i kësaj partie, Fatmir Limaj tha se në atë kohë kur u themelua partia, Kosova kalonte në momente të vështira dhe se vendi kishte nevojë për një alternativë të re politike që do të dallonte nga të tjerët.
“Ishin momente të vështira me të cilat po kalonte vendi ynë, por ishin momente aspak të pavonshme për një alternativë të re politike. Vendi kishte nevojë për një alternativë politike e cila do të dallonte nga të tjerët me qasjen në arsye në ide në angazhime të cilat do të kthehen më vonë si urë lidhëse e bashkëpunimit dhe koordinimit në shërbim të vendit”, tha Limaj, raporton arbresh.info.
Ai tha se Kosovës i mungonte një alternativë sociale demokrate që do t’i përfaqësonte qytetarët të cilët nuk kishin mundësi që shqetësimet e tyre t’i adresonin aty ku duhej.
“Kosovës i mungonte një alternativë social demokrate e cila do të kujdesej do të kthehej në zëdhënëse e qindra mijëra qytetarëve të Kosovë që ishin pa përfaqësim, nuk kishin mundësi të drejta e tyre, shqetësimet e tyre t’i adresonin aty ku duhet për të zgjedhur problemin. Ne u futëm me këtë projekt politik pikërisht për të përfaqësuar këta burra e gra djem e vajza që ishin të papërfaqësuar”, u shpreh ai.
I pari i kësaj partie tha se sot fryma Social Demokrate është e shpërndarë anë e kënd Kosovës në çdo qytet e fshat të saj./arbresh.info
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!