Ish imami i Xhamisë së madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, ka thënë se në librin e tij ka kërkuar falje ndaj komunitetit katolik nëse janë ndier të fyer për deklaratën e tij ndaj Nënë Terezës.
Krasniqi në RTV Dukagjini ka thënë se edhe nëse pyetet një prift i krishterë për ndonjë personalitet mysliman se ku e ka vendit, ai do thoshte në ferr.
“Shko pyete një prift ku e ka vendin Adem Jashari, Ismail Qemali. Nëse thotë një prift, se ata janë në parajsë, thuaj ke dezertuar nga feja jote. Unë nuk të urrej ty, sepse ashtu e thotë feja jote. Pse të detyrojë dikë të thotë diçka që nuk e thotë feja e tij”.
Hoxha ka thënë se feja katolike e thotë se “çdo person që nuk është pagëzuar shkon në ferr”.
Krasniqi ka thënë se ai ka kërkuar falje nga Kisha katolike në Kosovë për deklaratat ndaj Nënës Terezë, pasi sipas tij, i vetmi institucion në Kosovë që ka pasur të drejt të reagoj ka qenë Kisha katolike.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...