Shefi i Zyrës së BE-së në Serbi, Sami Fabrici tha sot se taksa e vendosur e Kosovës për produktet serbe është në kundërshtim me marrëveshjen e CEFTA-s dhe kërkoi që ajo të hiqet sa më shpejtë.
“Kjo tarifë nga Prishtina nuk është në përputhje me frymën e MSA-së si dhe ajo duhet të hiqet menjëherë, pasi ajo është edhe në kundërshtim me marrëveshjen e CEFTA-s”, tha Fabrici, raporton pink.rs
Ai po ashtu tha se Kosova do të duhej ta formonte ushtrinë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Fabrici theksoi se krijimi ekipit negociator nga ana e Kosovës është një hap pozitiv.
“Udhëheqja politike dhe vizioni afatgjatë janë të nevojshëm më shumë se kurrë për të kapërcyer situatën e vështirë dhe për të vendosur përparim të rëndësishëm në rrugën drejt BE-së,” shtoi ai.
Shefi i BE-së në Beograd komentoi edhe ndërhyrjen e ShBA-së në dialog duke e quajtur si një mesazh pozitiv për të dyja vendet.
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës