Kështu, sipas medieve serbe, janë përgjigjur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd në pyetjen se a angazhohet SHBA për korrigjimin e kufijve dhe për bashkëngjitjen e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjes me Kosovën, ashtu si kishte deklaruar kohë më parë presidenti i (të ashtuquajturit – siç e cilëson Beogradi zyrtar Republikën e Kosovës) shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi.
“SHBA mbështesin fuqishëm dialogun ndërmjet Serbisë e Kosovës nën patronatin e Bashkimit Europian. Dialogu është mënyra më e mirë që Serbia dhe Kosova të bisedojnë për çështjet që i ndajnë, dhe për Serbinë që të lëvizë në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën”, është përgjigjja nga Ambasada amerikane dhënë gazetës “Novosti”. “Shpresojmë se do të arrijnë një marrëveshje që do të jetë e zbatueshme, e qëndrueshme dhe që nuk do të shkaktojë destabilitet në të dy vendet dhe për rajonin”, thuhet në përgjigje.
këtij burimi, Ambasada ua ka bërë me dije qartas “liderëve të të dy palëve se askush nuk ka bianko çek nga SHBA”, transmeton Koha.net.
“Tani është koha që të dy palët të jenë kreative e fleksibile dhe besojmë se kanë hapësirë për këtë gjatë negociatave”, citohet përgjigjja nga Ambasada e SHBA në Beograd.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç