Mishiqi, siç përcjell FoNet, ka thënë se në Shtëpinë e Bardhë kanë ndryshuar njerëzit që janë marrë me këtë pjesë të botës. Sipas vlerësimit të tij, përkundër faktit se për zgjidhjen e mundshme të kontestit Kosovë – Serbi, flitet më ndryshe, nuk ka ndryshuar qëndrimi i SHBA-së.
Ai ka tërhequr vërejtjen se Ballkani gjithsesi nuk është në fokusin primar amerikan marrë para sysh shumësinë e problemeve me të cilët ballafaqohet sot Donald Trump.
“Nga ana tjetër, ne po hetojmë një përpjekje që vjen nga ambasada amerikane që të zbutet antiamerikanizmi që ekziston në Serbi”, ka thënë Mishqi duke analizuar raportet aktuale ndërmjet SHBA-së e Serbisë.
“Nëse SHBA-ja thotë se nuk e pengon ndryshimi i kufijve, pse s’e ka thënë këtë deri më tash”, thotë Panteliqi duke shtuar se edhe pse e merr me rezervë të madhe, këtë e sheh si ndryshim të madh.
Sipas fjalëve të tij, nga këshilltarët për siguri kombëtare nga John Boltoni e deri te senatori Ron Johnston është qëndrimi se “nuk kemi asgjë kundër marrëveshjes por do të shohim nëse ajo, marrëveshja, iu përgjigjet rrethanave të gjera në Ballkan dhe në rajon”.
“Amerikës i pengon pse deri vonë ka qenë një tollovi e madhe pa të. E pengon pse ndikimi rus është i madh këtu, ndërsa e pengon edhe përtimi kinez, sidomos ai ekonomik”, thotë Panteliq.
“Edhe katër investime të mëdha në stadiumet e futbollit” – Ç...
Musliu: Faton Peci e Fitore Pacolli bashkëpunëtorë në manipu...
Zyrtari i LDK-së thotë se Fitore Pacolli ia dha 100 mijë eur...
David: Barcelona ka qenë ekipi me të cilin jam rritur, ëndrr...
Çfarë e bën ecjen kaq të mrekullueshme për shëndetin tuaj?
Vullneti: Edi është 100% tipi i Xhenetës