Haki Shatri u është përgjigjur edhe deklaratave të faktorit ndërkombëtar për ta shfuqizuar këtë vendim.
Haki Shatri, këshilltar për ekonomi i kryeministrit Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksë 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës do të mbetet në fuqi derisa këto dy shtete ta ndryshojnë qasjen ndaj Kosovës.
Në këtë intervistë dhënë për Epoka e Re, Shatri u është përgjigjur edhe deklaratave të faktorit ndërkombëtar për ta shfuqizuar këtë vendim.
Ai thotë se faktori ndërkombëtar duhet të jetë objektiv dhe i paanshëm.
Sipas Shatrit, vendimet e CEFTA-së dhe të MSA-së janë shkelur vazhdimisht nga Serbia. Këshilltari i kryeministrit Haradinaj ka thënë se taksa 100 për qind do të hiqet kur Serbia e njeh Kosovën shtet sovran dhe të pavarur.
Në këtë intervistë Shatri ka folur edhe për zhvillimet ekonomike në vend dhe qasjen që po merr Qeveria për zgjidhjen e pengesave ekonomike./epoka e re/
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...