Google ADS

Shala tregon se çfarë u fol në takimin Limaj-Mustafa

00:21 | 21 Gusht 2019
Trina Galanxhi

Ministri në largim i Tregtisë, Endrit Shala, është i ftuar sonte në emisionin DPT te Fidani në T7.

Shala ndër të tjera në këtë takim ka folur edhe për takimin mes Isa Mustafës dhe Fatmir Limajt.

Ai ka mohuar se është arritur një marrëveshje e fshehtë mes këtyre dy subjekteve nga ky takim.

“Nuk kemi marrëveshje të fshehtë me Isa Mustafën”, ka thënë Shala.

“Është diskutu për zhvillimet aktuale politike në vend, është diskutu për zgjedhjet që secili subjekti të japë kontributin dhe që i gjithë procesi zgjedhor të kalojë në mënyrën e duhur.”

“Nuk asnjë shancë që të kemi një koalicion parazgjedhor me LDK’në”.

Të ngjashme