Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Nisma, Haxhi Shala, e ka quajtur taksën 100% ndaj produkteve serbe si temë të konsumuar.
Ai ka thënë se kjo taksë nuk mund të ndikojnë në prishjen e raporteve të Kosovës, me përkrahësin më të madh – SHBA-në.
“Lidhur me këtë çështje, ajo që më së shumti Kosova mund të humbas nga Amerika, është konsolidimi më i ngadalshëm i Ushtrisë së Kosovës. Sidoqoftë, konsiderojë që këto veprime politike të Kosovës lidhur me taksën, mbeten larg prishjes së raporteve me Amerikën zyrtare”, ka thënë ai përmes Facebook.
Postimi i plotë:
“Lidhur me gjendjen aktuale institucionale dhe politike në vend
Përfaqëuesit e partive politike apo institucioneve të larta shtetërore në Kosovë, po humbasin kohë me temat tashmë të konsumuara, shembull siç është taksa 100% ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës. Kjo përderisa Serbia po rimbursohet me diplomacinë e saj dhe fondet e BE-së.
Thirrja nga Amerika për heqjen e kesaj takse është më shumë një qëndrim zyrtar i tyre dhe nuk ka vend për panikë. Diplomacia amerikane nuk “dëshiron” që të favorizojë një shtet të Ballkanit, kjo menyrë e cila do të mund të nxiste shtetet e tjera të Ballkanit drejtë destabilitetit. Sidoqoftë të qenurit besnik të kësaj teme mbetet përgjegjësi jo e lehtë dhe e domosdoshëme. Lidhur me këtë çështje, ajo që më së shumti Kosova mund të humbas nga Amerika, është konsolidimi më i ngadalshëm i Ushtrisë së Kosovës. Sidoqoftë, konsiderojë që këto veprime politike të Kosovës lidhur me taksën, mbeten larg prishjës së raporteve me Amerikën zyrtare.
Zgjidhja e këtyre problemeve mund të përfshihet me ndërrimin e paketave të bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë, pas negociatave aktuale politike në mes të delegacioneve të dy palëve, marrëveshje e cila duhet të çojë drejtë njohjeve së dyanshme të shteteve në fjalë dhe jo vetëm… Sidoqoftë, jo dakrodimi i dy krereve me të lartë të shtetit të Kosovës, pra Presidentit dhe Kryeministrit, pa tryezë konsultash me opoziten e mbetur, pranë grupit negociatorë të Kosovës, është duke e çuar në konspiracione me mjegulli të cilat mund të pozicionojnë Kosovën si jo të gatshme dhe jo serioze për vendimet finale në interesin e saj. Ndërkaq, Kosovës do t’i jepej një notë jo e pelqyer nga faktorët ndërkombëtarë!
Kur bëhet thirrje nga BE për heqjen e taksës ndaj Serbisë, Kosova e ka më të lehtë justifikimin. Kosova ende nuk e ka të drejtën që të aplikojë për statusin kandidat për anëtarësim në BE, me që rast po përfiton më pak fonde nga Instrumenti i Asistences së Para-Anëtarësimit nga BE dhe jo vetëm, dhe si e tillë po mbetet mbrapa në konsolidimin e shtetit. Kjo po ndodh për shkak që shtetësia e Kosovës ende nuk është e njohur nga pesë vendet e BE-se, duke bërë që BE të mos jetë unike në pikëpamjet e saja karshi Kosovës, gjë që gjithashtu përkthehet jo mirë në perspektiven e BE-së. Edhe këtu në një formë po ndërlidhet me Serbinë dhe ndikimin e saj në shtetet e tjera. Shembull, Spanja si shtet i BE-së e cila nuk e ka njohur Kosovën, konsiderohet që nuk e njeh Kosovën nën-arsyetimin se pavarësia e saj është shpallur e njëanshme. Hipotetikisht, në rastin e njohjës së Kosovës nga Serbia, do të hapeshin rrugët që Kosova të njihet nga Spanja, por edhe nga katër shtetet e tjera të BE-së, Greqia, Romania, Qipro dhe Sllovakia. Të vetmën marrëveshje BE-Kosovë që këto pesë shtete e mbështetën dhe e nënshkruan për Kosovën është MSA (si e vetmja marrëveshje Kosovë-BE), ku aty përfshihet ndër të tjerash garantimi i fqinjësisë së mirë mes shtetesh dhe bashkëpunim ekonomik nën mrrëveshjen CEFTA. Si për qudi, nënshkrimin e MSA-së për Kosovën as Serbia nuk e ka penguar më vonë si ide! Në fakt në prapavinë e saj, Serbia përfitonte më shume nga Kosova, ndërkaq për Kosovën ishte një hap i mirë drejtë integrimit në BE, por jo edhe një hap aq i mirë për ekonominë e Kosovës karshi Serbisë, temë e lidhur ngushtë tani me taksën ndaj Serbisë.
Kur kthehemi tek temat e brendshëme të vendit, rasti i ‘grevave’ megjithëse si temë e rendomët, kjo duhet të merret më seriozisht. Jo nivelizimi i mirë i koeficienteve të pagave në vend tashmë ka lejuar sportivitet tek SBASHK-u që të ushtrojë rezistencë në kërkesat e saja, mirëpo pasojat nuk duhet t’i bartin nxënësit. Nxënësit janë bërë barrë e politizimit të cështjes dhe dëshirave nga persona të caktuar. Greva nuk duhet të përdoret si mjeti i vetem “protestues”. Alternativë për të dalur nga kjo bllokadë do të ishte një marrëveshje e re e nënshkruar në dakordim të plotë mes SBASHK-ut dhe Ministrisë së Arsimit, në bashkëpunim dhe me pëlqimin me Zyrës së Kryeministrit, marrëveshje e cila në një datë të shtyer dhe të caktuar do të garantonte kërkesat e tyre. Në anën tjetër, unë si deputet i Republikës së Kosovës në kuadër të një partie me ideologji Social-demokrate, “NISMA Social-demokrate”, cilësojë si të nevojshme rrallimin në investime të infrastruktures jo të domosdoshme ose të pa-shfrytëzueshme, – dhe më shumë buxhet për shëndetësinë dhe arsimin. Kjo duhet të ndodh më së largu në ndarjen e buxhetit për vitin e ardhshëm, si për investime dhe poashtu për projektligjin e ri që t’i rris apo nevilizojë pagat”.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?