Google ADS

Shala takon inspektorët komunal, kërkon bashkëpunim për zbatimin e ligjit

17:50 | 9 Nëntor 2018
Arbresh.info

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, është takuar me drejtorët e Drejtorive të Inspeksioneve Komunale, për bashkërendimin e punëve dhe harmonizimin e veprimeve.

Shala para tyre ka paraqitur punën e bërë prej se ka marrë mandatin, përderisa, duke treguar për prioritetet dhe ka kërkuar bashkëpunim për zbatimin e ligjeve.

“Arsyeja e këtij takimi është të bashkëbisedojmë për të gjetur mënyrën më të mirë për bashkëpunimin me inspektoratin e MTI-së dhe inspektoratit të veterinarisë. Prioritet e kam vendos mbrojtjen e konsumatorit dhe përmes kësaj cilësinë e produkteve. Për mua shumë të rëndësishme janë zbatimi ligjeve, krijimi infrastrukturës së nevojshme për produkte cilësore, mbrojtjen e promovimin e produkteve vendore dhe mbrojtjen e konsumatorit. Deri tani kur kanë kaluar vetëm një muaj që jam emëruar ministër, kemi marr disa vendime që janë shumë të rëndësishme për ekonominë e vendit tonë dhe për të ardhmen e gjeneratave. Por ne si Qeveri dhe Ministri mund të nxjerrim ligje dhe vendime shumë të mira, por që këto të jetësohen, nevojitet angazhim më i madhe dhe i përbashkët i të gjithë neve”, ka theksuar ministri Shala.

Ministri ka kërkuar nga drejtorët e inspeksiove komunale që ta kenë prioritet zbatimin e urdhëresës që ndalon shitjen e duhanit dhe pijeve alkoolike për të miturit, po ashtu të identifikohen dhe asgjësohet lodrat që kanë rezultuar se janë jashtë standardeve dhe të jenë të gatshëm kur të hyn ligji në fuqi që obligon bizneset të vendosin flamujt e shteteve nëpër rafte që tregon prejardhjen e mallit.

“Vlerësoj që inspektoratet kanë rol kryesor në përmirësimin e tregut, prandaj kërkoj nga ju të bashkëpunoni ngushtë me inspektoratin e tregut në MTI dhe me theks të veçantë në mbikëqyrje të zbatimit të ligjit për mbrojtjen e konsumatorit, ligjin për tregtinë e brendshme si dhe mbështetje dhe bashkëpunim edhe në detyrat e deleguara”, ka thënë ministri Shala.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme