Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka deklaruar se partia që ai përfaqëson është ende në pritje të përgjigjes së Vetëvendosjes ndaj ofertës së LDK-së për koalicion parazgjedhor.
Shala, i ftuar në T7, ka thënë se LDK “vazhdon ta pres” deri në minutat e fundit përgjigjen e Vetëvendosjes për formimin e një koalicioni të mundshëm.
“Ne vazhdojmë ta presim Lëvizjen Vetëvendosje, nëse pranon ofertën do të hyjmë bashkë, nëse jo, vazhdojmë vetëm”, ka thënë Shala.
Mundësia për paraqitjen e koalicioneve pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve përfundon sot në orën 00:00.
Sinani: Organi më i lartë i drejtësisë në Serbi po legjitimo...
Konjufca priti në takim anëtarët e komisionit të Parlamentit...
Rama: Po mendojmë ndalimin e TikTok-ut dhe Snapchat-it
Policët e rinj të Kosovës trajnohen tre muaj – më së p...
Vendasit dhe policia në luftë të përbashkët kundër bandave, ...
Space X lanson edhe një raketë testuese