Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, në Interaktiv të KTV-së ka thënë se PDK-ja e LDK-ja, qenë marrë vesh për fryrjen e listave të veteranëve.
Sipas tij, kjo ishte marrëveshje kompromisi mes tyre, për të futur në lista edhe ata që kanë punuar për fondet e 3-përqindëshit të Qeverisë në ekzil e ata të fondit “Vendlindja thërret”.
“LDK-ja bashkë me PDK-në e kanë bërë një kompromis për fryrjen e listave të veteranëve, me njerëzit që kanë punuar për të dy fondet edhe atë të 3 përqindëshit edhe atë ‘Vendlindja thërret. Për atë pjesën të cilët kanë qenë në Shqipëri, apo jashtë kufijve të Kosovës. Shih, edhe ata i kanë kontribuuar luftës, absolutisht. Por këtu ka problem zbatimi i Ligjit, sepse Ligji e thotë se veteranë janë vetëm ata që kanë kontribuuar në Kosovë”, ka thënë Shala.
Kësisioj, ka thënë Shala, deklarata e kreut të PDK-së, Kadri Veseli në Kuvend, në debatin me Lumir Abdixhikut të LDK-së për fryrje të listave, del të jetë e saktë.
Tutje, Shala ka folur për pretendimet për mashtrime me veteranët e UÇK-së. Ka thënë se mund të flasë vetëm për Brigadën 121, në kuadër të Zonës Operative të Pashtrikut, pjesë e së cilës ka qenë dhe për këtë mund të përgjigjet edhe para prokurorisë.
Ai ka thënë se në Brigadën 121 kanë qenë rreth 1700 pjesëtarë, prej tyre ushtarë, por edhe kuzhinierë e rekrutë të rinj që nuk kanë pasur armatim.
“Futja në listë e veteranëve të rremë e ushtarëve të vërtetë është e papranueshme. Është një padrejtësi nga Prokuroria që ka publikuar emrat e veteranëve të vërtetë, unë ndjej keqardhje për bashkëluftëtarët e mi dhe ndjej keqardhje edhe për prokurorinë”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se e gjithë kjo ose “mund të jetë ndonjë lojë e Aleksandër Lumezi ose ndonjë lojë tjetër politike”.
“Unë e kuptoj që janë bërë shumë kategori sociale, pensionale dhe Kosova po bëhet një shtet social që nuk mund ta përballojë. Por është më mirë që shteti t’u tregojë veteranëve të vërtetën, t’u thotë se nuk kemi para se sa të bëhen këso lojëra të ndyra”, ka thënë Shala.
“Të rreshtohemi në stadium, veteranët e rremë nuk do të vijnë”
Në një intervistë për televizionin publik, kreu i shtetit Hashim Thaçi, ka thënë se nuk kanë qenë më shumë se 13 deri në 15 mijë ushtarë, derisa ka sugjeruar të merren parasysh listat e IOM-it. Shala ka thënë se as këto lista nuk janë të sakta.
“Listat e IOM-it nuk janë të sakta. Ka qenë një shumë prej 2 mijë markash që jepeshin për ushtarët, për të hapur ndonjë biznes. Ka ushtarë që nuk kanë shkuar të regjistrohen aty sepse nuk kanë pasur nevojë për të marrë ato 2 mijë marka, e i janë kthyer zanatit të vet, sikurse edhe ka shumë të cilët kanë shkuar të regjistrohen për të marrë ato para pa qenë fare ushtarë të UÇK-së”, ka thënë Shala.
Shala ka pasur një ide se si të regjistrohen ushtarët e vërtetë të UÇK-së.
“Të kthehemi e të rreshtohemi në stadium. Ai që nuk ka qenë ushtar nuk vjen, sepse e di se nuk do ta pranojnë shoqëria”, ka thënë Shala.
Ushtarët e UÇK-së ishin rreshtuar në Stadiumin e Prishtinës me të përfunduar lufta, në kuadër të marrëveshjes për demilitarizimin e saj./Koha.net/
Vëllai i Madh e çon Edin direkt në nominim për sjelljet e kë...
Kosova me epërsi minimale pas pjesës së parë – Jashari...
Haradinaj përcjell ndeshjen Kosovë-Letoni: Të gjithë sonte m...
Hoti: Serbia po tenton ta bëjë një aneks të deklaratës për t...
Mevlan Shaba flet pas daljes nga Big Brother: Çdo gjë është ...
Kurti: Unë nuk mund të imponoj Asociacion të komunave në Rep...