Krizën humanitare të paraqitur në mediet serbe për veriun e Kosovës, ministri i Tregtisë, Endrit Shala e ka quajtur të inskenuar nga Serbia.
Shala ka shtuar se nuk ka mungesë të asnjë produkti, pasi pikat kufitare janë të hapura, shkruan arbresh.info.
“Në asnjë pjesë të Kosovës nuk ka krizë humanitare, në të gjitha pikat kufitare të Kosovës janë të hapura dhe lejohet importi i produkteve. Nuk ka asnjë shqetësim për mungesë të këtyre produkteve”, ka thënë Shala.
Ndërsa ai ka thënë se këtë informatë e kanë pas shumë më herët.
“Ne kemi informata që Serbia përmes disa pikave shitëse të simulojnë një kinse krizë humanitare, ne si Qeveri e kemi pas informatën shumë ma herët dhe kemi ndërmarrë të gjitha masat”, ka shtuar ai./Arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...