Shala: Franca është një ndër partnerët kryesor të ekonomisë së vendit

12:03 | 22 Mars 2019
A Z

Shoqata franceze e biznesit “France Albanie Business” organizon konferencën me temën “Përse dhe si duhet investuar në Kosovë”.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se e sheh rolin e Francës në të ardhmen se si ka mbështet bashkëpunimin e Kosovës jo vetëm në planin bilateral Kosovë-Francë por edhe brenda organizatës së Frankofonisë.

“Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera më Francën e kamë pas fatin që shumë herë ta vizitoj Parisin. Natyrisht që ngjarjet më të rëndësishme kanë qenë organizimi i Kosovës po ashtu më mbështetje të Francës në organizatën botërore të Frankofonisë. Dhe unë e shohë rolin e Francës në të ardhmen se si ka mbështet bashkëpunimin e Kosovës jo vetëm në planin bilateral Kosovë-Francë por edhe brenda organizatës se Frankfonisë”, raporton Arbresh.info

Tutje thotë se Ne duam që viti 2019 ta përmbyllim shtet ndërtimin e Kosovës ta sigurojmë ulësen në OKB, të arrijmë njohje të ndërsjellat mes Kosovës dhe Serbisë.

“Në këto 10 vitet e fundit mbështetja franceze e amerikane dhe me një mbështetje globale jemi krenar që kemi ndërtuar një shtet prej themeleve duke ndërtuar institucione politike duke përmirësuar gjendjen ekonomike në vend dhe duke ndërmarr reforma të rëndësishme të cilat i kemi ndërmarr gjatë këtyre 10 viteve të fundit. Natyrisht qe Kosova është një storje e suksesit. Ne duam që viti 2019 ta përmbyllim shtet ndërtimin e Kosovës ta sigurojmë ulësen në OKB, të arrijmë njohje të ndërsjellat mes Kosovës dhe Serbisë, dhe duam që ta lëvizim Kosovës prej fazës së shtet ndërtimit në fazë të një shoqërie të re. Natyrisht se krijimi i një shoqërie të re mund të fillojë me ndërtimin e ekonomisë, krijimin e zhvillimit ekonomik, krijimi i vendeve të reja të punës, krijimi i kushteve të përshtatshme për investime është prioritet”, thotë Hoxha.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit shala, tha se si Qeveri e Republikës se Kosovës janë duke bërë hapa të rëndësishëm në adresimin e këtyre sfidave.

“Qeveria e Kosovës si një shtet i ri ka sfida para vetës, sfida që kanë të bëjnë më shtet ndërtimin. Në mënyrë që të ecim në hapa të sigurt drejt zhvillimit, ne si Qeveri e Republikës se Kosovës jemi duke bërë hapa të rëndësishëm në adresimin e këtyre sfidave. Dhe raporti i i fundit i bankës Botërore ka treguar se Qeveria e Republikës se Kosovës dhe ne si ministri e Industrisë dhe Tregtisë kemi bërë reforma të thella në investime të krijimeve në bizës”, thotë ai.

Gjithashtu Shala tha se Franca është një nder partnerët kryesor për Kosovën dhe tha se ju po punojnë për të krijuar kushte më të mira për biznese.

“Tashmë Kosova renditet si e 10-ta në botë sa i përket regjistrimeve të bizneseve, ne sot jemi në krijim e sipër të një infrastrukturë ligjore e cila është në përputhje me objektivat evropiane. Kosova po vazhdon të krijojë zona ekonomike në të gjithë rajonin e sajë dhe këto investime ekonomikë janë duke përfshirë infrastrukturën me qëllim që të ju ofrojmë kushte sa më të mirë për biznese të cilat janë të interesuar të investojnë në Kosovë. Për Kosovën vendet Frankofonisë sidomos Franca e cila është një ndër partneret kryesor të ekonomisë se vendit në jemi të lumtur që të ju themi se jemi duke krijuar hapësirën e nevojshëm për të rritur bashkëpunimin ekonomik ndërmjet vendit tonë dhe Francës”, ka thënë Shala./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme