Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë se para se të merrej vendimi për taksën ka qenë vendimi për të ndalur futjen e mallrave të cilat nuk e respektojnë emërtimin e saj kushtetues.
Shala ka thënë se asnjëherë më në Kosovë me apo pa taksë nuk do të lejohet të futën mallra me mbishkrime jokushtetuese.
“Unë kam marrë një urdhëresë me u ndalu çdo mall që nuk i referohet me emërtimin e saj kushtetues. Është hera e parë që janë ndalu mallra të cilat nuk e respektojnë emërtimin e saja kushtetues. Kjo ka marrë fund. Urdhëresa tashmë është shndërruar në vendim të qeverisë”, ka thënë Shala në RTV Dukagjini.
Sa i përket zhvillimeve në koalicionin qeverisës, ai ka thënë se kryetari i këtij subjekti, Fatmir Limaj, po angazhohet që spektri politik kosovar të ketë një qëndrim të përbashkët rresh taksës.
Duke folur për vendosjen e taksës, zyrtari i lartë i Nismës ka thënë se me propozimin e tij për vendosje të kësaj mase i ka kryer detyrën e tij kushtetuese.
Shala ka folur edhe për vendimin për vendosjen e flamujve dhe masa tjera të MTI-së të cilat kanë për qëllim mbrojtjen dhe promovimin e prodhimeve vendore.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...