Shala: Askush nga NISMA s’ka biseduar me mua që të jem Ministër

16:50 | 10 Shtator 2018
V. S.

Fjalëve se Endrit Shala do të vie në pozitën e Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, u ka dhënë fund vet Shala. Shala ka thënë për Gazetën Express se ende askush nuk ka biseduar me të për këtë çështje, dhe se për këtë do të vendosë kryetari dhe organet më të larta të NISMAsë.

Janë bërë thuajse një javë prej kur NISMA I kërkoi Kryeministrit Ramush Haradinaj që ta lironte nga detyra ish-Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasanit. Që prej asaj dite kjo pozitë ka mbetur me ushtrues detyre.

Si një nga emrat që u përmend se do të vinte në këtë pozitë, ishte ai i Endrit Shalës. Por, ai e ka mohuar një gjë të tillë.

I pyetur nga Gazeta Express se është e vërtetë se ai do të jetë Ministër I Tregtisë dhe Industrisë, Shala ka mohuar këtë. Deklaron se ende askush nuk ka biseduar me të rreth kësaj çështje. Gjersa, thotë se për këtë çështje do të vendosë Kryetari i NISMA-së, Fatmir Limaj dhe organet më të larta të partisë.

“Jo, hala s’ka kurgju, kërkush ska bisedu me mu. Partia hala nuk ka vendosë kurgju. Nuk mundem me thanë kurgju. Kjo është një çështje që e vendosë kryetari dhe organet më të larta të partisë’, ka thënë Shala.

Ndërkohë, ende nuk janë bërë plotësisht të qarta arsyet e shkarkimit t ëish-Ministrit Hasani.

Përmes një statusi në llogarinë e tij sociale në Facebook, ai kishte thënë se në vende të tjera është nder të jesh ministër, por jo edhe në Kosovë, duke aluduar kështu se ishte penguar gjatë kryerjes së detyrës. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme