Vendimi i serbëve nga veriu i Kosovës, të mbledhur rreth Listës Serbe, për të shkuar në zgjedhjet lokale mund të rifillojë dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, tha Daniel Serwer, njohës i çështjeve të Ballkanit, njëherësh profesor në Universitetin Johns Hopkins në Uashington.
Sipas tij, serbët në veri të Kosovës e kanë kuptuar se nëse bojkotojnë zgjedhjet, atëherë ata nuk do të përfaqësohen në institucione, transmetojnë mediat serbe.
Serwer sugjeron se vendimi për të marrë pjesë në zgjedhjet për institucionet në veri të Kosovës mund të ndikojë në vazhdimin e dialogut të bllokuar në mes të Beogradit dhe Prishtinës.
“Natyrisht, nëse Prishtina tani përgjigjet duke pezulluar taksën ose diçka të tillë. Mund të jetë një hap në atë drejtim dhe shpresoj shumë për këtë”, është shprehur Serwer.
“Shpresoj se ideja e shkëmbimit të territorit të jetë gjithashtu e përjashtuar deri në momentin kur të dyja palët të kthehen në tryezën e bisedimeve”, ka thënë ai.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën