Krejt kjo pasi institucionet e shtetit serb nuk po pranojnë që vendet ku janë gjetur varreza masive me trupa të shqiptarëve të shënohen me “pllaka përkujtimore”, ani pse institucionet e Kosovës deklarojnë që e kanë bërë një kërkesë të tillë.
Përveç në Batajnicë, as në Petrovo Selo, Peruçec dhe as në Rudnicë nuk janë lejuar të vendosen memoriale të tilla që tregojnë se në këto vende ka pasur varreza masive.
E mos shënjimi i këtyre varrezave masive nga shteti serb, për drejtorin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), Behxhet Shala, është ikje nga përgjegjësia për krimet që janë bërë.
Sipas tij, po të ndodhë shënjimi, atëherë shteti i Serbisë do të marrë përgjegjësinë për ato krime.
“Në qoftë se vendosin një pllakë informuese apo përkujtimore se aty ka pasur një varrezë masive, ata do ta merrnin përgjegjësinë, kështu që ata janë munduar që t’i ikin përgjegjësisë dhe ta bartin atë tek garniturat e mëparshme të regjimit serb. Kjo garniturë e cila është sot në pushtet, e cila është pjesa tjetër e luftës, sepse Vuçiqi ka qenë ministër i Informimit në Qeverinë e Millosheviçit dhe ka përgjegjësi konkrete për shumë krime që kanë ndodhur në Kosovë, sikur që është edhe Daçiqi, mos të flasim për Sheshelin. Këta do të mundohen që të mos ketë një pllakë përkujtimore sepse do ta identifikonin edhe Serbinë me këto krime dhe ata nuk duan. Ata jo që nuk duan ta bëjnë këtë, por ata edhe pas gjithë atyre që kanë bërë në Kosovë, ende po i japin vetes të drejt për fat të keq edhe me përkrahjen e disa udhëheqësve tanë edhe sidomos të bashkësisë ndërkombëtare që të ndërhyjnë në punë t e Kosovës”, ka deklaruar ai.
Ndërsa, Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare, shprehet se refuzimi i shtetit serb për të shënuar këto vende, është për shkak se ky shtet dëshiron që të harrohet e kaluara.
“Kjo tregon raportin të autoriteteve serbe ndaj viktimave, pra janë të interesuar sa më shpejt me i harrua krimet që i kanë bërë në të kaluarën forcat serbe ndaj civilëve shqiptarë. Kjo njëmend tregon që është një lloj tentimi që me u harru e kaluara, me u fshi ato krime dhe edhe një herë tjetër viktimat janë nëpërkëmbur nga institucionet serbe. Qeveria e Kosovës nuk e di, nuk e besoj që kanë pasur ndonjë tentim që ta diskutojnë edhe këtë çështje me autoritetet serbe, sepse definitivisht është e qartë që institucionet kosovare nuk kanë mandat, nuk mund të shkojnë të vendosin përmendore në territorin e Serbisë. Mirëpo, nuk jam i sigurt nëse është ngritur ndonjëherë kjo çështje gjatë bisedimeve apo jo”, ka pohuar ai.
Shënjimin e këtyre vendeve nga shteti serb e kanë kërkuar edhe Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi dhe Nisma e të Rinjve për të Drejta të Njeriut, madje këto dy organizata kanë ndërmarrë edhe disa aktivitete me qëllimin për t’i bërë presion shtetit serb, por që nuk kanë prodhuar ndonjë rezultat.
Një kërkesë të tillë e ka pasur edhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ku anëtari i këtij komisioni Ahmet Grajqevci, ka bërë të ditur se gjatë këtij viti kanë bërë një kërkesë të tillë tek institucionet e shtetit serb.
Megjithatë, ai shprehet skeptik se një gjë e tillë do të ndodhë.
“Ne kemi bërë kërkesë që në çdo vend ku janë gjetur varreza masive qoftë në Serbi, qoftë në Kosovë të shënjohen me një lapidar çfarë do qoftë ai, vetëm në formën e personave të zhdukur dhe të varrezave masive. Kështu, e kemi kërkuar dhe besoj që brenda Kosovës kjo do të realizohet shumë shpejt, se kryeministri na ka premtuar që do të realizohet. Por, për në Serbi mbetet nga trysnia ndërkombëtare se a mund të bëjmë një gjë të tillë nëpër Petrovo Selo, Batajnicë, ku në Batajnicë veç me sa kam dëgjuar po fillon të ndërtohet një kishë”, është shprehur ai.
Aktualisht Kosovës i mungojnë edhe mbi 1 mijë e 600 persona të zhdukur gjatë luftës së fundit.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...