Njohësi i çështjeve të sigurisë Avni Islami thotë se nga ky aksion në aspektin e sigurisë nuk do të ketë implikime tjera.
“Mendoj se në aspektin e sigurisë nuk do të ketë implikime të mëtutjeshme, për shkak se për ruajtjen e sigurisë tokësore dhe ajrore të territorit të Kosovës është i autorizuar KFOR’i dhe kësisoj Policia e Kosovës po e kryen punën e vetë në përputhshmëri të plotë më ligjin”.
Sipas tij, Serbia po tenton para BE-së ta paraqes veriun si pjesë të ‘okopuar’ e që në fakt është territor i Kosovës. Tutje, thotë se ky aksion u dashtë të ndërmerret edhe më pare.
“Kinse aksioni i tillë është ndërmarrë t’i frikësoj serbët në veri është tendencë e Serbisë që ta paraqet para BE-së veriun si pjesë të ‘okupuar’ e që është territor i Kosovës dhe kinse atje po merren masa për t’i frikësuar qytetarët. Operacioni policorë është aksion i cili u dashtë të ndërmerret më parë, kur dihet se krimi i organizuar në Kosovë po lulëzon, pavarësisht tendencave të institucioneve të sigurisë, dihet që në veri të Kosovës atje funksionon ligji i xhunglës, ata e kanë bërë vet ligjin dhe atje nuk ka funksionu as ligji i Kosovës, as i Serbisë. Me vet faktin që në veri arrestohen njerëz të strukturave paralele serbe me uniforma të Kosovës tregon se atje është dashtë kaherë të merret aksion policorë. Mendoj se aksioni i Policisë së Kosovës është aksion i drejtë dhe duhet të vazhdojë më tutje dhe nuk ka asgjë të keqe”, theksoi Islami, për arbresh.info.
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës, si dhe nën asistimin e njësiteve tjera relevante në zbatim të urdhëresës së Gjykatës Themelore Prishtinë, të martën realizoi një operacion i cili ka rezultuar me ndalimin e disa zyrtarëve policor dhe disa qytetarëve.
Këtij operacioni policor i ka paraprirë një hetim disa mujor i IPK-së, PK-së i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës, i cili ka rezultuar me dyshimin e bazuar të përfshirjes së disa zyrtareve policor dhe të disa qytetarëve në; “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal”, në lidhje me veprat tjera penale si; “Kontrabandim me Mallra”, “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare”, “Dhënie e Ryshfetit”, “Tregti e Ndaluar” etj./arbresh.info/
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani