Serbia nuk është më eksportuesi më i madh në Kosovë.
Madje shteti fqinj nuk futet as në vendet që eksportojnë më së shumti në Kosovë, vlera e produkteve të importuara nga ky shtet ka rënë në kuotën minimale.
E kjo vetëm dy javë pas fillimit të aplikimit të taksës doganore prej 100% për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja.
Nga rreth 1.2 milionë euro sa importoheshin çdo ditë nga Serbia, pas vendosje së masës tregtare në dy javët e fundit janë importuar produkte në vlerë 140 mijë euro.
Kështu ka thënë në një intervistë për Arbresh.info, zyrtari për Informim në Doganën e Kosovës, Adriatik Stavileci.
Stavileci ka thënë se eksporti i Serbisë drejt Kosovës ka rënë në kuotën minimale.
“Nëse Serbia ka qenë eksportuese më i madh i produkteve të saj në drejtim të Kosovës, nëse krahasojmë me vitin e kaluar 400 e 40 milionë euro import prej Serbisë ndërsa pas vendosjes së masës së parë prej 10% kjo ka rënë automatikisht ndërsa pas vendosjes së masës prej 100% importi ka ardhë në kuotën minimale të tij, nuk mund të themi se është ndalë 100% por ka ardhur në minimale”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar gjithashtu se dy javët e fundit janë importuar mallra në vlerë 140 mijë euro.
“Kemi vetëm 2 javë që prej vendosjes së masës ne kemi pas vetëm 140 mijë euro import ndërsa nëse krahasohet me vitin e kaluar vetëm brenda një dite kemi pas import 1.2 milionë euro”, ka shtuar ai.
Zëdhënësi i Doganës ka thënë se produktet e importuara janë kryesisht lëndë e parë.
“Pas vendosjes së taksës më shumë janë importuar produkte të cilat pak a shumë hynë në procesin e prodhimit e jo produkteve të gatshme për konsum por produkte që janë lënda e partë”, ka thënë ai.
Stavileci ka deklaruar gjithashtu se në Serbi janë kthyer mbi 100 kamionë.
“Numri i kamionëve ka kaluar mbi 100, por kryesisht ka qenë në ditë e para të vendimit në ditë e parë me arsyetimin se nuk kanë pas informacione për masën mbrojtëse ndërsa tani nuk kemi më kthime”, ka shtuar ai.
Ndërsa nga Bosnja janë importuar vetëm 11 dërgesa.
“Prej aplikimit të masës mbrojtëse prej Bosnjës kemi parë vetëm 11 dërgesa që kanë qenë me vlera minimale”, ka shtuar ai.
E masa tregtare nuk ka ndikuar në rritjen e eksportit të produkteve të Kosovës në Serbi.
“Eksporti i produkteve të Kosovës në Serbi ka qenë në vlera minimale, normalisht ka pas shumë pengesa në eksportin e këtyre produkteve por tani nuk po shohim që ka”, ka shtuar ai.
Stavileci ka thënë se këtë vit Dogana ka grumbulluar mbi një miliardë euro.
“Vlera e importit ka qenë pak a shumë e njëjte me vitin e kaluar dhe të cilat të cilat i mbledhim kanë mbajtur trendin pozitiv dhe për momentin Dogana ka kaluar 1 miliardë euro për buxhetin e Kosovës që është tejkaluar në krahasim me vitit e kaluar”, ka thënë ai.
Ai ka folur edhe për importin e fishekzjarrëve.
“Importi i fishekzjarrëve bëhet prej fillimi të dhjetorit por importi më i madh bëhet prej mesit të dhjetorit”, ka përfunduar Stavileci.
Ndryshe më 21 nëntor të këtij viti, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj ka marrë vendim të rrisë në 100% taksën doganore për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja.
E ky nxiti reagime të ashpra të përfaqësueseve serbë dhe atyre të BE-së.
Ata kërkuan nga Institucionet e vendit ta shfuqizojnë menjëherë këtë taksë duke deklaruar se kjo nuk i kontribuon marrëdhënieve të mira fqinjësore.
E për këtë çështje të hënën në Kosovë qëndroi edhe komisionari për Zgjerim i BE-së Johannes Hahn.
Ai gjatë takimeve me liderët kosovarë u shpreh i zhgënjyer dhe i befasuar me vendimin e Qeverisë së Kosovës për taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe.
Ai gjithashtu kërkoi që taksa tregtare ndaj Serbisë dhe Bosnjës të hiqet.
Ndërsa kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se taksa do të hiqet vetëm pas njohjes së Kosovës.
“Hahn kërkoi zgjidhje për gjendjen e krijuar me taksën. I thash se ajo ekziston dhe është marrëveshja gjithëpërfshirëse për njohje e një nga temat do të ishte tregtia e lirë”, ka thënë Haradinaj/Arbresh.info/
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...