Google ADS

Serbia e pret Putinin me 100 tanke, raketa, avionë lufte

12:04 | 17 Gusht 2018
Arbresh.info

Kryetari i Rusisë Vladimir Putin do të shkojë në Serbi gjatë muajit nëntor, transmetojnë medie të Beogradit.

Putin , me zyrtarë të larët serbë e ndoshta edhe me mysafirë të tjerë nga bota, më 11 nëntor marrin pjesë në kremtimin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore .

Kjo filluar ma fajin e Serbisë pas vrasjes së Ferdinand të Perandorisë së Austro-Hungarisë në Sarajevë në vitin 1914 nga organizata e saj “Crna ruka (Dora e zezë). Pas kësaj vrasjeje, Vjena i pati shpallur luftë Serbisë.

Për këtë 100 vjetor, Serbia ka planifikuar mbajtjen e një parade të madhe ushtarake e të cilën nga tribuna solemne, do të vështrojë kryetari rus.

Në paradë, siç, shkruan sot gazeta e Beogradit “novosti” do të marrin pjesë 100 tanke. Për herë parë në defileun ushtarak do të demonstrohen edhe raketat për mbrothej kundërajrore të marra nga Bjellorusia ndërsa është planifikuar edhe fluturimi mbi Beograd i avionëve të luftës “MIG29 “ të marrë nga Rusia.

Me këtë paradë Serbia dëshiron ta demonstrojë forcën e vet ushtarake dhe atë të luftës

Shkuarja e Putinit në Beograd nga medie serbe po vlerësohet si shumë e reëdnësishme për shkak të Kosovës të cilën Rusia ende nuk e ka njohur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme