Marrëdhëniet e Malit të Zi e Serbisë janë ftohur edhe më tej pasi që ministri i punëve të jashtme Ovica Dacic dhe kryeministri malazias Dusko Markovic kanë këmbyer qëndrime të ashpra për pozitën e serbëve në Mal të Zi
Në Serbi, si edhe në Mal të Zi, ende janë në skenë forca të cilat vëshitë pajtohen me Malin e Zi sovran e të pavarur, prandaj “organet përgjegjëse në Mal të Zi do të duhej të inicojnë bisedë me zyrtarët më përgjegjës të Serbisë për t’i tejkaluar vështirësitë dhe për të nxitur avancimin e marrëdhënieve të të dy shteteve”, i ka thënë gazetës kroate “Jutarnji list” Branko Lutovac, ministër i dikurshëm i punëve të jashtme i Malit të Zi.
Marrëdhëniet e Malit të Zi e Serbisë janë ftohur edhe më tej pasi që ministri i punëve të jashtme Ovica Dacic dhe kryeministri malazias Dusko Markovic kanë këmbyer qëndrime të ashpra për pozitën e serbëve në Mal të Zi, transmeton gazetametro.net.
Dacic, pas bisedës me kreun e Frontit Demokratik proserb Andrija Mandic, ka thënë se Serbia dhe partia e tij SPS “me shqetësim shikojnë një seri veprimesh të Podgoricës zyrtare, në të cilat qartas mund të njihet tortura dhe diskriminimi mbi qytetarët e Serbisë në Mal të Zi, si edhe ndaj serbëve në atë vend”.
Kryeministri malazias Markovic nuk ka dashur ta komentojë më gjatë, por deklaratën e Dacicit e ka quajtur “të pasaktë e të pahijshme”.
“Deklarata e ministrit Dacic nuk është e saktë, është e pahijshme dhe nuk do ta komentoja më shumë”, ka thënë Markovic në margjina të takimit të gjashtëses së kryeministrave të Ballkanit në Durrës.
Faktin se kryetari serb Aleksandar Vucic asnjëherë nuk e ka vizituar Malin e Zi, si edhe asnjë nga zyrtarët e lartë të Serbusë që nga Tomislav Nikolici në vitin 2013, Lukovac e vlerëson se kjo tregon se “Mali i Zi për udhëheqjen më të lartë të Serbisë nuk është prioritet i politikës së jashtme, e ky është rast edhe i i Malit të Zi ndaj Serbisë”.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...