Google ADS

Serbët protestojnë para Gjykatës në veri të Mitrovicës

12:33 | 3 Dhjetor 2018
V. S.

Disa serbë janë mbledhur para Gjykatës në Mitrovicë të veriut për të protestuar kundër taksës së vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj produkteve serbe.

Gazetarja e KALLXO.com raporton nga vendi i ngjarjes se serbët janë mbledhur para Gjykatës rreth gjysmë ore më parë.

Serbët kanë mbajtur edhe gjatë javës së kaluar protesta në shenjë kundërshtimi për taksën e vendosur prej 100% për produktet serbe.

KALLXO.com ju sjell fotografi nga protesta e cila përfundoi e qetë rreth orës 12:20 .

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme