“Novosti” shkruan se serbët planifikojnë formimin e një partie të re në Kosovë e cila do të përbëhej nga disa prej përfaqësuesve më të mëdhenj të opozitës në Beograd.
Serbët planifikojnë formimin e një partie të re në Kosovë e cila do të kontrollohet nga Londra dhe do të jetë homolog me Listën Serbe e cila është partia me përfaqësimin më të madh të serbëve në Kosovë, shkruan “Novosti”.
Sipas gazetës serbe, qëllimi i formimit të një partie të re është integrimi më i madh i serbëve në Kosovë, transmeton lajmi.net.
Sipas “Novosti”, në partinë e re do të bëjnë pjesë disa prej përfaqësuesve më të mëdhenj të opozitës: Vuk Jeremiq, Dragan Dilas, Sasha Jankoviq dhe Zoran Lutovac, kurse nga politikanët serbë në Kosovë: Slavisha Petkoviq, Nenad Rashiq, Rada Trajkoviq dhe Aleksandar Jablanoviq.
Gazeta po ashtu shton se mbështetje financiare do të kenë nga fondacioni IMAN.
Selia e tij është në Londër dhe përbëhet nga përfaqësues të lartë britanikë dhe anëtarë të Rottary klubeve. Sipas asaj që qëndron tek uebfaqja e organizatës, synimi është promovimi i dialogut për bashkëpunim më të mirë dhe bashkëjetesë ndërkombëtare përfshirë shkëmbimin e ideve, kulturave dhe religjionit.
Aktiviteti i tyre është i shtrirë anembanë botës e më së tepërmi në Lindjen e Mesme dhe Ballkan. /Lajmi.net/
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...