Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në mbledhjen e sotme miratoi shpalljen e konkursit plotësues për vendet e paplotësuara në nivelin master për vitin akademik 2018/19.
Dekani i Fakultetit Filozofik, Bujar Dugolli akuzoi rektoratin e UP-së për mos shqyrtimin e ankesave të studentëve që nuk kanë arritur të jenë pjesë e studimeve për shkak të gabimeve teknike.
“Ju jeni duke i maltretu studentët dhe nuk po lejoni që të shqyrtohen ankesat e studentëve si rezultat j gabimeve teknike. Një kandidate me pikët e barabarta sillet poshtë e lartë kur i ka pikët dhe s’mund të regjistrohet”, tha Dugolli.
Ndërkaq, dekani i Fakultetit Juridik, Haxhi Gashi tha se fakulteti që ai përfaqëson nuk do të hapë konkurs plotësues por do të pranojë studentët që kanë bërë ankesa në afatin e parë.
“Vetëm ata që kanë bërë kërkesë mund të shpallen sepse mësimet kanë filluar dhe është plotësuar numri. Nëse merreni prapë me konkurse, prishet sistemi arsimor”, ka thënë ai./kallxo.com/
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...
Bedri Hamza merr mbështetje nga Taulant Xhaka
”Nëse e nxen përpara, ta jap dorën!”, Edi e Driloni në betej...
Kica-Xhelili i reagon Kurtit: Doracakët i keni miratuar e sh...