Anëtari i Komisionit Hetimor Parlamentar për dëbimin e gjashtë shtetasve turq, Driton Selmanaj, e ka quajtur rrugaç presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Selmanaj ka thënë se Thaçi kishte përdorur gjuhë prej rrugaçi në intervistimin nga ky komision të premten e shkuar.
“Ai refuzoi pjesëmarrjen në Komision tre herë qëllimisht. Unë mendoj se ai është përgjegjës. Gjuha e tij prej rrugaçi, ai edhe nofkën e ka pasur në luftës në bazë të një zvarraniku. Nuk i takon një presidenti kjo gjuhë, por i takon një rrugaçi”, ka thënë Selmanaj në Interaktiv të KTV-së.
Ai ka sqaruar më tej se përse ishte angazhuar eksperti ndërkombëtar, pikë që Thaçi e kontestoi duke kërkuar sqarime e duke mos u përgjigjur në asnjë pyetje.
“Ne kemi pasur të drejtë me ligj të angazhojmë një ekspert ndërkombëtar. Kur e kemi parë CV-në e ekspertit të propozuar nga Kurteshi, s’ka pasur se si ta refuzoj. Për mua s’ka qenë me rëndësi se kush po e propozon, por vetëm të jetë ekspert. Ai e ka pasur për detyrë të bëjë një draft-raport. Sikur të ishte i jashtëligjshëm angazhimi i tij, Sekretaria e Kuvendit s’do ta aprovonte atë. Ideja e presidentit ka qenë që, kur i ka lexuar gjetjet e Komisionit, ka thënë ‘hajt ta kontestojmë këtë’. Ai ka qenë urdhërdhënësi për dëbimin e turqve”, ka thënë më tej Selmanaj.
Selmanaj ka konfirmuar se ky draft-raport do të shkojë në Kuvend për t’u votuar.
I pyetur të komentojë se ishte LDK-ja ajo që kishte votuar pro Thaçit për president, Selmanaj ka thënë se “ishte respektuar një marrëveshje për të cilën mendoj se koha po e dëshmon se ishte zgjidhja më e tmerrshme për Kosovën”.
Sa i përket deputetit Hajdar Beqa të PDK-së dhe fyerjet e tij drejtuar Selmanajt e mbrojtjen që i bëri Thaçit, deputeti i LDK-së e ka quajtur tragjedi për Kosovën se si votojnë njerëzit.
“S’mund të merrem me të. Është tragjedi për Kosovën si votojnë njerëzit. Njerëz të tillë jo që duhet të jenë në Kuvend, por edhe me i bë barinj, abuzojnë me kafshët. S’kanë vend në Kuvend. S’di çka të them. Është fatkeqësi, kjo mënyrë si votojnë e përfaqësohen njerëzit duhet analizuar. Veç të sillen në Kuvend është mjaft e lëre më të ketë rol”, ka thënë ai.
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...