Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj ka thënë se sjellja e Presidentit Hashim Thaçi gjatë së premtes, në komisionin hetimor për deportimin e gylenistëve, dëshmon se adresa e vetme prapa këtij procesi, është zyra e Presidentit.
“Mendoj që Presidenti me mosgatishmërinë e tij për me dëshmu, është prapa këtij procesi, për shkak që sjellja e tij dëshmonte që adresa ku shkon në fund vendimarrja për këtë procesi të dëmshëm, fyes dhe me pasoja për Kosovën është vetëm në zyrën e Presidentit” u shpreh Selmanaj për T7.
Sipas deputetit të LDK’së, e gjithë kjo sjellje ishte një skenar i menduar mirë nga PDK’ja dhe Presidenti.
Selmanaj vlerësoi se është tragjike që Kosova ka në krye të vendit një njeri të tillë.
Për T7 ai dha detaje në lidhje me ekspertin i cili ishte i angazhuar ta hetojë rastin e deportimit të gylenistëve. Sipas Selmanajt, ai ka qenë shumë i përgatitur për punën që u angazhua.
“Në fakt ne në përputhje me ligjin na lejohet të angazhojmë ekspertë, tema ishte komplekse, duhet të analizohen shumë raporte dhe ka qenë një propozim i Kurteshit, por ne të tjerët nuk kemi propozu emra të rinj, jemi pajtu me CV’në e tij, kemi vlerësu që CV e tij është e pasur, ka dy-tri doktorata, më ka lënë përshtypje si profesionist” tha Selmanaj.
Sipas tij ky është një ndër raportet që do të jetë shembull.
Pak minuta më parë, përfundoi edhe mbledhja e komisionit, ku do të raportonte Presidenti Hashim Thaçi në lidhje me deportimin e gylenistëve, pasi disa herë të tjera nuk ishte paraqitur fare.
Lindja e Mesme e përçarë rreth zgjedhjes së Presidentit Trum...
Prokuroria e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 19 të pandeh...
Derbi mes Prishtinës dhe Dritës/ Publikohen formacionet star...
Nga Ukraina, te raportet me Kinën e Mbretërinë e Bashkuar dh...
Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës: Largimi i Atilla Kardesh...
Ndalohet importi i shpendëve/ Gripi, bllokim shpendëve, mish...