Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj i cili ka qenë edhe anëtarë i Komisionit Parlamentar për hetimin e rastit të njohur si “gylenistët”, ka thënë shteti ka rënë prej provimit në këtë rast.
Selmanaj në RTV Dukagjini, ka thënë se “kidnapimi” i gylenistëve është një nga precedentët më të këqinj të historisë së re të Kosovës.
“Kemi dëshmuar se institucionet tona jo që kanë avancuar apo konsoliduar, por për fat të keq në këtë rast kanë rënë prej provimit…E sheh që gjithë hallka e sigurisë në Kosovë ka rënë”, tha ai.
Deputeti i LDK-së ka thënë se Komisioni hetimor parlamentar nuk ka trajtuar fenomenin e gylenizmit dhe ideologjinë e saj, nëse paraqet rrezik apo jo për Kosovën dhe nuk ka trajtuar nëse me këtë hetim mund të cenohen raportet e Kosovës me shtetin e Turqisë, sepse sipas tij “më së paku i intereson ajo gjë Komisionit”.
“Ne kemi qenë të interesuar të kuptojmë se sa janë respektuar ligjet dhe udhëzimet administrative që kanë nxjerrë institucionet e Kosovës. Ne në fakt kemi gjet e gjithë hallka shtetërore nuk ka qenë në zbatim të ligjit”.
Selmanaj ka thënë se nuk është arritur të konstatohet nëse presidenti Hashim Thaçi ka pasur gisht në depërtimin e këtyre shtetasve turq drejt Turqisë.
“Thaçi nuk ka pranuar të jetë pjesë e intervistave që në kemi bërë. Ai ka injoruar një komisionin parlamentar”, tha ndër të tjera Driton Selmanaj.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...