Sylejman Selimi ka thënë se UÇK-ja pa ndërhyrjen e NATO-s ndoshta nuk do të ishte shuar krejtësisht, por do të kishte mbetur në disa grupe të vogla.
“Serbinë nuk do ta kishte mundur UÇK-ja pa ndërhyrjen e NATO-s, pasi ajo ka pasur arsenal të madh ushtarak”, tha Selimi.
Ish-komandanti i UÇK-së, ka thënë se pas fillimit të bombardimeve nga NATO, Serbia gjithë potencialin që ka pasur e ka përdorë në Kosovë.
“Fillimi i bombardimeve ka qenë një problem që të ekzistojmë apo jo. Por, besoj që UÇK-ja nuk ishte shuar… Lufta do të ishte humbur patjetër, sepse kemi qenë totalisht të pabarabartë. Ndoshta me një riorganizim më të mirë dhe me një mbështetje logjistike do të kishim rezistuar një kohë të gjatë”.
Selimi, ka thënë se në fillimin e bombardimeve të NATO-s, UÇK-ja në Drenicë ishte e bllokuar totalisht.
“Ne kemi menduar të krijojmë një korridor furnizimi nga Shqipëria pasi ishim totalisht të bllokuar”, tha ai në emisionin “Debat Plus”
Ai ka thënë se UÇK-ja në Drenicë ka pasur vetëm disa dhjetëra mortaja me nga tre-katër predha dhe, sipas tij, me një arsenal të tillë, ballafaqimi me forcat serbe ka qenë i vështirë.
“Pas na mbyllën arteriet e furnizimit ka qenë shumë problem që të qëndrojmë në periudhë afatgjate”, tha ndër të tjera Sylejman Selimi.
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...