Deputeti i Kuvendit të Kosovës Rexhep Selimi e ka quajtur shumë shqetësues takimin e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi me atë të Rusisë Vladimir Putinin. Paralajmëron se Kosova do ta paguajë shtrenjtë këtë veprim të Thaçit.
Thotë se Putini është presidenti rus më anti-shqiptar.
“Nuk është dashtë me u taku me një njeri që po vazhdon të mbajë qëndrim armiqësor ndaj Kosovës’, tha Selimi në intervistë në T7.
“Takimi i Thaçit me Putinin për mua dhe qytetarët është shqetësues’, tha Selimi.
“Putini është armik i Kosovës”, shtoi ai.
Deputeti i VV’së thotë se nuk e di si por është i sigurt se Kosova do ta paguajë shumë shtrenjtë vendi një takim të tillë që ndodhi ditë më parë në Paris.
“Do ta paguajmë shumë shtrenjtë këtë takim”, tha Selimi.
Tha se Putinin është lehtë për ta takuar, mjafton të ketë interes Rusia.
“Kur kemi dashtë kemi mujt me taku Putinin. Mjafton të jeni interesant për Putinin. Ne kemi qenë interesant për Putinin prandaj ka ndodh takimi’, tha Selimi.
“Presidentin rus ta takosh varet nga interesi që ka Rusia e jo Kosova”, shpjegoi ai.
“Nuk ishte takim i rastësishëm. E ka paralajmëruar para dy muajsh”, tha Selimi.
Por kur e angazhoi një takim të tillë?
“Jam i sigurt se Merkel dhe SHBA jo”, tha ai.
https://www.facebook.com/Televizioni7/videos/2765776743648029/
Kryetari i Zveçanit, reagon pas sulmit me granata dore në ob...
Arrestohet një i dyshuar për mashtrim me kredi në Prishtinë
Vlorë, arrestohet 22-vjeçari, i dënuar për shitje të lëndëve...
Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj dy personave për ...
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kusht...
Gresa dhe Xheneta me akuza të ashpra ndaj Arionit