Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi i ftuar në Frontal në T7 ka thënë se është i nevojshëm koalicioni me LDK-në.
“Do të jetë e nevojshme që jetë një shumicë për të marrë vendime të rëndësishme. Do të jetë raporti me Serbinë, do të ketë edhe qëndrime tjera që do të merrte Kosova, mos harrojmë që Kososva ka shku në dialog me Serbinë pa platformë, por do të merreshin edhe vendime tjera shumë të rëndësishme” ka thënë Selimi, duke përjashtuar një koalicion me PSD-në.
“Nashta do të kishte në rrethana tjera, nëse do ta kuptoja fuqinë e tyre politike pasi ata akoma nuk janë matur në zgjedhje, nuk besoj që pretendojnë që do ta dalin subjekti i parë politik” ka potencuar ai.
Deputeti Selimi po ashtu e ka quajtur gabim dorëheqjen e Ramush Haradinajt për tu intervistuar nga Gjykata Speciale.
“Nuk është ftesa e parë që i ka ardhë Haradinajt, as nuk kishte aktakuzë dhe nuk pres që askush të akuzohet për luftën e UCK-së, por e njejta ftesë i ka ardhë edhe personaliteteve tjera. Nuk e kuptova si do ta mbroj UCK-në në heshtje, ka pasur plot arsyeje tjera që të jap dorëheqje. UCK nuk mbrohet në heshtje. Deputet e AAK-së e kanë votuar Gjykatën Speciale”, ka theksuar Selimi./GazetaExpress/
Momenti kur Gjesti nga xhelozia i shtyn Xhenetën dhe Vullnet...
Parashikimi i moti në Shqipëri
Anisa e kallë atmosferën me lëvizje sensuale
Përhapen protestat kundër kandidatit pro-rus për president t...
KQZ sot mban mbledhje
Gjermania po harton një listë objektesh që mund të kthehen n...