Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, i ka bërë një thirrje deputetes Flora Brovina, në lidhje me publikimin e një fotografie të rrejshme që e kishte bërë ditë më parë deputetja.
Ai kërkoi nga Brovina që të bëhet sipas tij trimëreshë si gjithmonë, dhe të tregojë kush ia ka dhënë këtë fotografi.
“Prandaj i thërras, bonu trime siç ke qenë gjithmonë. Mos ke frikë nga ata që të kërcënojnë. Kushdo që ia ka dhënë këtë, është kërcënues potencial” tha Selimi në T7,
Sipas tij ekzistojnë dy opsione në lidhje me hezitimin e Flora Brovinës që të tregojë vërtet ku e kishte marrë atë fotografi.
“Ose Flora po bëhet pjesë e personave që don ta mashtrojë opinionin, që s’besoj, ose ka frikë të tregojë të vërtetën” tha ai.
Sipas tij, version që e dha Flora Brovina se ku e kishte marrë fotografinë nuk mund të jetë i vërtetë, pasi që ky imazh ishte publikuar më vonë se sa viti që Brovina e ka përmendur që e mori. Selimi gjithashtu komentoi edhe iniciativën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli për të krijuar Tribunalin Ndërkombëtar. Ai thotë se Partia Demokratike e Kosovës, po e mbështet një ide të tillë, e cila nuk është e realizueshme, për ta mbuluar turpin që kishin bërë kur krijuan Gjykatën Speciale.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...