Zyrtarë të lartë të SHBA-së kanë paralajmëruar palën kosovare dhe atë serbe se duhet të sakrifikojnë për ta arritur marrëveshjen finale. Një deklarim i tillë vlerësohet të jetë riparalajmërim për një kompromis të dhimbshëm Kosovë – Serbi, të cilin kohë më parë e kishin përmendur edhe presidentët e të dyja vendeve, shkruan sot gazeta Zëri.
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi ka thënë se nuk guxon të ndodhë asnjë kompromis i dhimbshëm mes Kosovës e Serbisë. “Kosova është shtet i pavarur me Kushtetutën, me kufijtë dhe me sovranitetin e saj. Asnjë koncesion nuk guxon të ndodhë në dëm të sovranitetit të territorit dhe të interesit të qytetarëve të Kosovës”, është shprehur ai gjatë një bisede për “Zërin”.
SHBA-ja, sipas Selimit, ka qenë sponsorizues i pavarësisë së Kosovës dhe se si e tillë do të vazhdojë ta mbështesë edhe më tej Kosovën. “Ne nuk jemi për të pasur luftëra dhe marrëdhënie të këqija mes shteteve të rajonit, por nuk e negociojmë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial me Serbinë edhe me kushtin e normalizimit të marrëdhënieve me të. SHBA-ja është sponsorizuesi kryesor i pavarësisë së Kosovës dhe jemi shumë të bindur që ashtu është edhe në anën e sovranitetit të këtij shteti”, ka shtuar ish-deputeti i LVV-së./ZERI/
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...
Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi ...
Kim Jong Un urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues
Komuna e Prishtinës dënon shkatërrimin e pishave rreth Teatr...
Kryeministri Kurti mori pjesë në natën hapëse të ”Pris...