Google ADS

Selim Pacolli largon lypësit nga sheshi, e punëson njërin nga ta

09:38 | 25 Prill 2019
V. S.

Jemi mësuar të shohim nëpër sheshet dhe rrugët e kryeqytetit të kërkohen lëmosh nga shumë fëmijë por edhe të rritur, kryesisht nga komuniteti ashkali.

Edhe dje gjatë orëve të vona të mbrëmjes, në sheshin Nënë Tereza po qëndronte i shtrirë një i ri dhe kërkonte lëmoshë, e andej pari po kalonte nënkryetari i Komunës, Selim Pacolli, i cili ju afrua të riut, aty ishte edhe ekipi i Syri.net Kosova i cili pa nga afër  gjithë ngjarjen.

Pacolli ishte i brengosur me gjendjen që po shinte dhe ju afrua që të kuptonte me shumë se pse po kërkonte lëmosh?

Me t’iu afruar nënkryetari Pacolli, djaloshi ndali thirrjet për ndihmë dhe filloi të bisedoi më të.

Image

I riu tha që është i detyruar të dal në rrugë për të kërkuar lëmosh, pasi familja e tij me një ndihëm sociale që marr nuk mjaftojnë as për bukën e gojës.

Pacolli me të kuptuar gjendjen e tij i ofroi një vend punë në shtëpinë e tij.

Syri.net Kosova pyeti Pacollin se çfarë është duke ndërmarrë Komuna e Prishtinës për këta persona të cilët janë të shumët në numër.

Ai tha se si Komunë janë duke u munduar të bashkëpunojnë me Policinë në mënyrë që këta të rinjë të largohen nga rruga pasi shumica nga ta nuk janë banorë të kryeqytetit.

“Ne si komunë jemi në bashkëpunim të vazhdueshëm me policinë që të  bëhet largimi i tyre nga rruga, shtrirjet në rrugë dhe thirrjet për lëmosh janë duke e dëmtuar jashtëzakonisht edhe imazhin e komunës. Nuk mund të them që nuk fitojnë nga kjo që po e bëjnë pasi nëse shohim në xhepat e tyre shumica nga ta kanë deri në 20 euro fitim në ditë, e që një punëtor i zakonshëm nuk paguhet as 10 euro në Kosovë”

“Si komunë ende nuk kemi arrit të konkretizojmë diçka në lidhje me këtë dukuri përveç largimit të tyre nga rruga por që fatkeqësisht ata sërish kthehen këtu”, përfundoi Pacolli për Syri.net Kosova.

Selim Pacolli largon lypësit nga sheshi, e punëson njërin nga ta

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme