Selami Shkodra nga koalicioni AKR-Nisma-PD, ka hedhur kritika ndaj ish-Ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahirit i cili vjen nga radhët e PDK-së.
Shkodra i ka thënë Tahirit që ka retorika boshe dhe premtime paraelektorale derisa e akuzoi për mënyrën e drejtimit të sistemit të drejtësisë, njofton Klan Kosova.
”Marrë drejtimin e kësaj ministrie në të ardhmen koalicioni ynë mendon se duhet të bëhet depolitizimi i sistemit të drejtësisë. Sepse nuk është bërë asgjë deri më tash. Abelard Tahiri se është bërë ministër, po mendon që është edhe jurist por veç me jurist s’ka të bëjë asgjë nga ajo që po flet”.
”Me retorika boshe dhe premtime paraelektorale këto probleme nuk zgjidhen. Tash e 20 vjet ju e keni pasur mundësinë dhe nuk i keni ofruar qytetarëve dhe sistemit të drejtësisë asgjë. Është për të ardhë keq për kapacitetin që ia keni marrë punës tuaj, ndoshta se kanë lejuar kapacitetet tuaja humane ndoshta s’keni pasur vullnet për punë”.
Shkodra në Zonën Zgjedhore, theksoi se për ngecjet në sistemin e drejtësisë në Kosovë, qa qartësuar Departamenti Amerikan i Shtetit me raportet e saj, njofton Klan Kosova.
”Por, raportet e Departamentit të Shtetit, flasin qartë për ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë, flasin qartë për korrupsion në sistemin e drejtësisë. Ne jemi mirënjohës për punën e zellshme që bëjnë një numër i vogël i gjyqtarëve”.
”Neve mendojmë që është dashur t’ju ofrojmë të njëjtëve kushte ta bëjnë punën e tyre, pa presion pa ndërhyrje me kushte solide të punës. Nuk ka salla të mjaftueshme në Gjykata për seanca juridiko-civile. Kemi dy rezultatet e fundit që kanë përfundu me fatalitet si rezultat i mos reflektimit të sistemit të drejtësisë”.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...