Ky ka qenë vendimi i fundit i trupit gjykues në procesin e rigjykimit, ku ka filluar dëgjimi i dëshmitarëve.
Në këtë seancë, dëshminë e ka dhënë Gazmend Hoti, shok i të ndjerit Triumf Riza, i cili ka folur për veprimtarinë e Rizës dhe problemet që ai ka pasur me të akuzuarin Sekiraça.
Në plan gjykata ka pasur dëgjimin në cilësi të dëshmitarëve edhe të babait dhe vëllait të Rizës, por që me të njëjtit nuk është arritur të vihet kontakt.
Megjithatë, Gjykata do të provojë sërish t’i sjellë si dëshmitarë në seancën e ardhshme, të caktuar për 26 nëntor.
Sekiraça, për veprën penale nxitje në vrasjen e Triumf Rizës, ishte dënuar me 37 vjet burgim, por Shkalla e Dytë e ka kthyer rastin në rigjykim.
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...
Arrestohet një person në Zveçan pasi i gjenden armë në shtëp...