Google ADS

Sejdiu: Të lëmë inatet e të kthehemi në Kuvend (VIDEO)

15:44 | 6 Shtator 2018
Arbresh.info

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së kuvendit.

Shefi i grupit parlamentar të PSD-së Dardan Sejdiu pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë tha para mediave se kërkesa e tyre ishte që dialogu te kthehet në kuvend dhe të votohet një platformë për të përzgjedhur ekipin negociues.

“Është për keqardhje që kryeministri që ka thirrur seancë në orën 09:00 e ka çuar në këtë gjendje vendin. E bëra të qartë që dialogu duhet t’i kthehet kuvendit. Platforma bëhet në kuvend me dy të tretat e votave pas platformave bëhet ekipi negociues. Me veprimet e tyre po duam që ky diskutim aq serioz të mos bëhet në kuvend. Dialogu duhet të kthehet në kuvend. Duhet t’i kalojmë inatet e idhnimet e duhet të kthehemi në kuvend”, u shpreh Sejdiu./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme