Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, ka përjashtuar mundësinë e të bërit koalicion me Partinë Demokratike të Kosovë.
Megjithatë, ai ka thënë se preferon një koalicion me Vetëvendosjen dhe Nismën Socialdemokrate.
“Ne jemi të interesuar të shkojmë të vetëm në garë ne nuk përjashtojmë askënd përveç PDK-së, por që preferenca ime është për një koalicion me LVV, dhe Nismën”, tha ai në Debat Plus në RTV Dukagjini, transmeton Telegrafi.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare pritet të mbahen pas dorëheqjes së kryeministrit, Ramush Haradinaj. Ai ka dhënë dorëheqje pas ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë.
Shpërndarja e Kuvendit pritet të bëhet më 22 gusht, ndërkohë shumica partive kanë dorëzuar nënshkrimet për mbajtjen e seancës.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...