Sejdiu komenton deklaratën e Konjufcës se Vjosa Osmani meriton postin e kryeparlamentares

20:40 | 29 Gusht 2019
Arbresh.info

Ish-deputeti i PSD-së, Dardan Sejdiu ka thënë se nuk arrin t’a kuptojë Glauk Konjufcën se si mund ai t’i caktojë Vjosa Osmanit – pozitën çfarë e meriton në Qeveri.

Sipas tij kjo i bie sikur t’i përzihesh dikujt në shtëpinë e vet.

Sejdiu në intervistë për Insajderin ka thënë se është jo serioze një deklaratë e tillë nga Konjufca.

“…E pash deklaratën e Glaukut i cili i tregonte LDK-së se Vjosa Osmani për çfarë pozite është – paramendojeni unë në shpinë e juaj me tregu çfarë pune mundeni ju me bë, se mua po ma merr mendja ashtu – a është serioze kjo”, ka deklaruar Sejdiu.

Sipas tij beteja e vetme mes LDK e VV është diskutimi për të parin e Qeverisë, përderisa komentoi deklaratën e Kurtit se nuk e do me patjetër postin e kryeministrit.

Ai ka theksuar se koalicioni PSD-AAK qëllimin ka ta heq PDK-në njëherë e përgjithmonë prej qeverisjes dhe krijimi i një koalicioni përmbajtjesor.

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka deklaruar se kandidatja e LDK-së për kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmani, është e ndërtuar për kryetare të Parlamentit.

“Vjosa Osmani është e ndërtuar për kryetare të Parlamentit. Absolutisht pozita e kryetarit të Parlamentit nuk është aspak më i padenjët se pozita e kryeministrit”, ka theksuar Konjufca në RTV Dukagjini.

“Më së miri është me ia dit secili hallin vetës. Në analizat tona, do të mundohemi të gjejmë njeriun më të përgatitur për pozitën e kryeministrit të Kosovës”, ka shtuar Konjufca.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme