Ndonëse kanë kaluar një javë që kur Ekipi Negociator ka dërguar në Kuvendin e Kosovës, platformën për dialog më Serbinë, kjo platformë ende nuk iu është dorëzuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Korab Sejdiu, pjesë e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike, ka thënë për arbresh.info se ende nuk kanë marrë asgjë lidhur me platformën.
Ai ka shtuar se e tëra çka kanë informacione rreth kësaj platforme janë informatat që i kanë marrë nga mediat.
Sejdu, tregon edhe mënyrën se si pozita mund t’i gjejë numrat për votimin e platformës në Kuvend.
“Ne si deputetë jemi në pritje të dorëzimit final nga Kuvendi. Deri tash nuk kemi pranuar asgjë kemi vetëm informata nga mediat se është dorëzuat një platformë e tillë në Kuvend ose nga qasjet që disa deputetë i kanë nga Ekipi Negociator. Por zyrtarisht ende s’na ka ardhur. Nuk mund të japim as një vlerësim apo diçka konkrete, pasi që s’kemi asnjë dokument deri tash. Deri më tani është e qartë që përkundër mungesës së Listës Serbe kjo pozitë po i bënë votat me disa deputetë të opozitës dhe mund të nënkuptohet që edhe platforma të votohet”, deklaroi ai.
E para se të vijë deri të votimi, Sejdiu ka një kërkesë për deputetët. Ai thotë se në këtë çështje deputetët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të dinë se çka po votojnë, pasi që sipas tij ndonëse udhëheqësit e dialogut nuk e kanë shumicën për të përfaqësuar Kosovën, prapë se prapë nga kjo platformë mund të varet e ardhmja e vendit.
“Paraprakisht kisha kërkuar nga deputetët që të mendojnë mirë këtë platformë, pasi që varet e ardhmja e vendit. Nëse ka mundësi që kjo platformë të plotësohet ose të ndryshohet në disa raste pasi që edhe vetë dialogu është duke u trajtuar mbrapshtë pasi që nuk i takon as këtij ekipi të shkojë të negociojë, pasi që shumica nuk është e përfshirë në këtë dialog. Ka dështime në shumë aspekte dhe po bëhen tentativa me bë copë -copë një çështje që është dashtë të jenë të përfshirë të gjithë dhe e kemi detyrim që të trajtojmë me seriozitet e kjo s’po ndodhë”, ka përfunduar ai./arbresh.info/
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...