Ish- presidenti i Kosovës dhe ish- kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu ka thënë se ka afërsi më pothuajse të gjitha figurat e LDK-së.
Sejdiu, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se në një kohë një pjesë e figurave të LDK-së kanë pasur frikë t’i flasin atij me arsyetimin se kanë pasur frikë mos ndëshkohen.
“Pas Kuvendit të LDK-së në vitin 2010, do të jetë problematike që njerëzit të flasin me Fatmir Sejdiun i cili ka qëndrim tjetër për zhvillimet në parti…Nuk flas me emra por e di që një pjesë e tyre janë tërhequr apo kanë pasur rezerva se mos po kanë ndonjë problem të caktuar”.
Ish- kryetari i LDK-së, ka thënë se tash në LDK është një kohë krejt tjetër dhe sipas tij klima e përgjithshme në ketë parti ka ndryshuar dhe njerëzit “po kanë guxim të flasin”.
I pyetur nëse deri më tani dikush në LDK është ndëshkuar nga Isa Mustafa, Sejdiu thotë se absolutisht ka pasur ndëshkime.
“Janë ndëshkuar absolutisht po. Ajo që unë kam kundërshtuar dhe që kam qenë zëri i vetëm që kam kundërshtuar, është se janë larguar nga Këshilli i Përgjithshëm. Janë larguar në mënyrë anti-statutare”, tha ndër të tjera Fatmir Sejdiu.
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...
Trupat britanike mund të vendosen në Ukrainë për të trajnuar...
Sarës dhe Drilonit i vjen një dron, ata përqafohen